Flash

Protesta/ Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës?

Lapsi.al 6 April 2021
Protesta/ Sa kafshë ka shfarosur deri tani Bashkia e Tiranës?

Me shumë gjasë, protestat e ditëve të fundit para Bashkisë së Tiranës nuk i keni parë, sepse asnjë media nuk i transmetoi grumbullimet e dhjetëra apo qindra qytetarëve që dolën në rrugë për të denoncuar vrasjen sistematike të qindra kafshëve sipas një programi të paracaktuar në Klinikën Veterinare të Agjensisë Kombëtare të Konsumatorit.

Gjithçka nisi nga një incident në Kashar, ku punëtorët e Bashkisë nisën një aksion kundër kafshëve të rrugës dhe filluan të tërhiqnin zvarrë qentë për t’i ngarkuar në një kamion, që do t'i transportonte drejt Klinikës Veterinare. (VIDEO ME POSHTE)

[video width="480" height="816" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/IMG_3625.mp4"][/video]

Por me njërën prej kafshëve, ata gabuan. Qeni i sterilizuar i përkiste një qytetareje, e cila i ka ndalur duke protestuar me ulërima dhe duke qarë për këtë veprim.

[video width="480" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/IMG_3624.mp4"][/video]

Video u bë virale në rrjetet sociale dhe zgjoi reagimin e dashamirësve të kafshëve që kthyen sytë nga Klinika Veterinare e Agjensisë së Mbrojtjes së Konsumatorit, vendi ku ndodh eleminimi i qenve.

Pamjet e publikuara në vitin 2018, tregojnë një panoramë horrori. Kafshët e vrara dergjen kudo nëpër korridoret e klinikës, në varësi të Bashkisë së Tiranës, ndërsa nëpër kafazet e mbetura bosh ka shenja gjaku. Më poshtë mund të shihni videon e publikuar nga CNA.al dhe që tregon masakrën mbi kafshët e rrugës, në Klinikën Veterinare.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/04/klinika-veterinare.mp4"][/video]

Denoncimi para tre vitesh nuk pati asnjë përgjegjës, megjithëse video horror u shoqërua me denoncimin për shifrat abuzive që shpenzoheshin gjoja për sterilizimin e kafshëve.

Në korrik të po atij viti, ishte emisioni Stop që denoncoi se si qentë e ngordhur që nxirreshin nga Klinika Veterinare hidheshin më pas në landfill. Edhe aty provat tregonin një program të mirëmenduar të eleminimit të kafshëve, të organizuar nga Bashkia e Tiranës.

Lexo edhe: FOTO&VIDEO/ Fushata e Veliajt për shfarosjen e qenve endacakë në Tiranë

Pikërisht për këtë arsye, protesta fillestare u drejtua në Klinikën Veterinare.

Pas kësaj, qindra vetë janë mbledhur para bashkisë së Tiranës për disa ditë me radhe me thirrjet që vrasja e kafshëve të ndalet dhe Erion Veliaj të mbajë përgjegjësi për atë ç’ka ndodh. Qytetarët dolën në protestë bashkë me kafshët e tyre dhe kërkuan transparencë për fondet që deklarohen për sterilizimin dhe që janë disa qindra mijëra euro.

Sipas protestuesve, në vend që paratë të përdoren për sterilizimin, ato vidhen dhe kafshët vriten duke u injektuar në trup lëndë helmuese.

Por si u përgjigj Erion Veliaj protestës?

Fillimisht në mediat e kontrolluara nga Bashkia dolën lajme të rreme, sipas të cilave një pitbull kishte kafshuar një fëmijë, duke i rrezikuar jetën. Titujt janë përgënjeshtruar nga shoqata Animal Rescue Albania, që kanë vazhduar të denoncojnë drejtpërdrejt Erion Veliajn për masakrën e kafshëve në Tiranë.

Nuk munguan as sulmet personale. Erion Veliaj nxorri mesazhet që moderatorja e Oraneës, Roza Lati, i kishte dërguar më parë duke iu ankuar për kafshët e rrugës. Roza Lati ishte një nga protestueset . (Linku më poshtë).

https://top-channel.tv/2021/04/03/para-1-viti-ankohej-e-alarmuar-te-veliaj-per-qente-e-rruges-sot-roza-lati-shitet-si-mbrojtese-e-tyre-kam-frike-me-sulmojne-perdite-nje-bande-qensh-te-liqeni/

Reagimi i Veliajt ndaj protestuesve është një kundërsulm, por nuk është një përgjigje. Bashkia e Tiranës sot nuk ka asnjë përgjegjës për atë që ndodh në Klinikën Veterinare, një institucion shtetëror ku ndodh helmimi i rregullt i kafshëve, ndërkohë që paguhen para për sterilizimin e tyre.

Në vend të drejtohet gishti tek personat fajtorë për pamjet makabër që janë publikuar në media, Veliaj e devijon debatin me lajmet e rreme, ose tek mesazhet private në celularin e tij. Këto spërdredhje nga argumentat dhe e vërteta, vërtetojnë se shfarosja e kafshëve ka vetëm një autor dhe ai është Erion Veliaj.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI