Flash

Zyrtari i lartë i EMA: Ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut

Lapsi.al 6 April 2021
Zyrtari i lartë i EMA: Ekziston një lidhje mes vaksinës

Një zyrtar i lartë i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA) ka bërë sot një deklaratë të fortë lidhur me dyshimet se vaksina e AstraZeneca shkakton mpiksje të gjakut.

Kreu i vaksinave në EMA, Marco Cavaleri, është shprehur sot se ekziston një lidhje mes vaksinës AstraZeneca dhe një forme të rrallë të mpiksjes së gjakut.

“Sipas mendimit tim, ne mund ta themi tani, është e qartë se ka një lidhje me vaksinën. Por ne ende nuk e dimë se çfarë e shkakton këtë reagim”, ka thënë ai, duke shtuar se rregullatori i ilaçeve në Evropë do të ketë një deklaratë mbi këtë çështje “në orët e ardhshme”. 

Kujtojmë se Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Holanda, e shumë vende të tjera, kohët e fundit, kanë kufizuar injektimit me vaksinën e kompanisë anglo-suedeze, në pritje të një hetimi nga EMA.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI