Flash

Balluku njofton ndërhyrjen e policisë te Albcontroll: Do nxirren nga ndërtesa ata që nuk operojnë

Lapsi.al 7 April 2021
Balluku njofton ndërhyrjen e policisë te Albcontroll: Do nxirren nga

Ministrja e Infrastrukturës dhe e Energjisë Belinda Balluku, me anë të një deklarate për mediat, deklaroi se një çetë e ka bërë plaçkë hapësirën ajrore shqiptare. Balluku thekson se politika ka kapur disa kontrollorë, duke shtuar se askush nuk do i ndihmojë kur të japin përgjigje penale. Më tej ajo njoftoi se që nga ky moment Albcontrol do të merret nën kontroll nga forcat e armatosura dhe Policia e Shtetit do të ndërhyjë për të liruar ndërtesën.

“Kontrollorët e trafikut ajror që kanë nënshkruar kontrata, kanë vendosur as të mos bëjnë detyrën, as të mos bëjnë shërbim kujt. Për këtë arsye këta persona nuk mund të qëndrojnë më në këtë ndërtesë. Të gjithë këta persona që nuk operojnë më dhe nuk kryejnë funksione, të gjithë këta që nuk duan ta kryejnë këtë funksion do të largohen nga ndërtesa duke filluar nga ky moment. Ju që nuk jeni pjesë e mashave të politikës të qëndroni dhe të deklaroni që jeni të aftë për punë dhe të vazhdoni punën dhe të hyni e dilni në ndërtesë. Të gjithë të tjerët që nuk duan të operojnë, detyra fatkeqësisht është braktisur para 3 mln dëshmitarëve. Keni braktisur detyrën para 3 mln shqiptarëve, e keni kyçur derën e vetme shqiptarëve. E turpëruat Albcontrolin dhe e kthyet në dyqan. Nga institucioni i Shqipërisë, 5 mashat e politikës, se nuk jeni më shumë e kthyet në dyqan. E bëtë institucionin më të rëndësishëm të transportit të Shqipërisë dyqan me tra dhe qepen dhe nuk vutë asnjë tabelë”, deklaroi Balluku.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI