Flash

Ish-kreu i Kushtetueses së Kosovës: Rama i priu ndarjes së vendit tonë

Lapsi.al 7 April 2021
Ish-kreu i Kushtetueses së Kosovës: Rama i priu ndarjes së vendit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani tha në emisionin “Pressing” në T7 se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka prirë procesit të ndarjes së Kosovës gjatë dialogut Kosovë-Serbi. Sipas tij, Rama duhet t’i kërkojë falje lidershipit kosovar.

“Në çështjen e dialogut pati synim të copëtohej Kosova. Ai (Rama) i ka prirë atij procesi dhe e keqja e këtyre marrëdhënieve është nisur nga z. Rama. Kjo për shkak se s’e ka fshehur ai. Këtë gjë nuk e kanë bërë as në kohën e komunizmit”, - është shprehur Hasani.

Hasani tha se Rama i ka ofenduar liderët e Kosovës.

“Rama shkoi aq larg sa që i ofendonte liderët e Kosovës. Unë mendoj se z. Rama ia ka borxh kërkim faljen lidershipit tonë. Pastaj pas zgjedhjeve të normalizohen marrëdhëniet”, - shtoi Hasani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI