Flash

Kreu i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve: Turqit dhe grekët s'mund të punojnë në Shqipëri

Lapsi.al 9 April 2021
Kreu i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve: Turqit dhe

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajrorë, Volker Dick thotë se kontrollorët turq dhe grekë që qeveria shqiptare ka sjellë në Shqipëri për të rivendosur në funksion kullën e AlbControl në Rinas nuk kanë licencë dhe nuk mund ta ushtrojnë detyrën.

Në një intervistë për ABC, Dick deklaroi se kontrollorët grekë kanë pasur presion për të ardhur në Shqipëri.

“Kam folur me Greqinë mbrëmë dhe di që nuk kanë dërguar njeri dhe guvernatori donte të detyronte disa persona të punonin në Shqipëri, por nuk besoj se do të funksionojë. Pak rëndësi ka nga vijnë ata nuk kanë licencë dhe nëse nuk ke licencë nuk mund të punosh, është njëlloj si të marrësh dikë që mund të ngasë një makinë dhe tani hajde, nuk mund ta bësh” - tha ai.

“Pak rëndësi ka nga vijnë, por këta janë kontrollorë në shtetet e tyre, licenca bazohet në zonën gjeografike, asnjë nga kontrollorët grekë dhe turq nuk kanë licencë për të punuar në Shqipëri. Për t’u bërë kontrollorë duhet 3-4 vite për licencën dhe çdo vit duhet të kalosh vlerësime të aftësisë tënde” - tha ai.

Kryetari i Sindikatës Europiane të Kontrollorëve Ajror i bëri thirrje drejtësisë shqiptare që të lirojnë nga qelia 3 kontrollorët e arrestuar, ndërsa i kujtoi Tiranës zyrtare edhe aspiratën për në BE.

“Zgjidhja mund të kishte qenë përpara se të përshkallëzohej. Tani duhen plotësuar disa kërkesa, personat e arrestuar duhet të lirohen menjëherë. Kam bërë një takim me KE-në sot dhe organizatën e sigurisë ajrore dhe do të ketë hapa të mëvonshëm dhe Shqipëria është në listën për t’u bërë pjesë e BE, me këtë problematikë do të jetë problem” - tha ai.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare. Mjeku mësohet se ka ...

20:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI