Flash

“Ti s’je burrë. Zbrit ose të hodha nga kulla”/ Zbulohet debati mes kontrollorëve të Rinasit

Lapsi.al 9 April 2021
“Ti s’je burrë. Zbrit ose të hodha nga kulla”/

Zbulohen të tjera detaje nga ajo që ndodhi të mërkurën në mbrëmje në kullën e Albcontrol në Rinas. Nga dosja e prokurorisë është zbuluar dëshmia e njërit prek kontrollorëve që në fillim nuk kishte dashur të plotësonte formularin e paaftësisë në punë, por që më pas e kishte bërë duke parë që të gjithë kolegët hodhën firmën.

“Flora Ndreca më ka pyetur se çfarë do të bëja me formularin e paaftësisë. I kam thënë se nuk do ta plotësoj. Debatet për plotësimin e formularit të paaftësisë kanë vazhduar disa minuta dhe për shkak se nuk lejohet debat në vendin e punës, i kam kërkuar që të largohet. Mes debateve, ajo m’u drejtua duke më thënë “ti nuk je burrë”. Në këtë moment i jam përgjigjur që të zbresë, përndryshe do ta hidhja nga kulla” – është dëshmia që ai ka dhënë në prokurori e publikuar nga A2 CNN.

Ky kontrollor ka dëshmuar se pasi mësoi se 5 kolegë ishin pushuar nga puna dhe të gjithë të tjerët e kishin plotësuar formularin, në fund kishte vendosur edhe ai t’i bashkohej kolegëve. Prokuroria e Tiranës do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi” për Flora Ndrecën dhe “arrest në burg” për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën.

Tre kontrollorët Armando Fezga, Flora Ndreca dhe Muhin Mezini akuzohen për “shpërdorim detyre”. Sipas akuzës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi kanë bërë rezervimin e dhomave në hotelin pranë aeroportit, kanë ndikuar te vartësit e tyre për të plotësuar formularin e paaftësisë së përkohshme për punë, me qëllim shmangien nga detyrimi ligjor për të ushtruar detyrën.

“Me veprimet e tyre ata kanë shkaktuar pasoja të rënda në dëm të udhëtarëve dhe personit juridik, Aeroportit të Rinasit” – thuhet në akuzë.

Të këshilluara

Covid i merr jetën një tjetër mjeku

Një tjetër humbje është shënuar ditën e sotme në radhët e bluzave të bardha. Adhon Polena, ka ndërruar jetë nga Covid në moshën 75 vjeçare. Mjeku mësohet se ka ...

20:22

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI