Flash

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Lapsi.al 10 April 2021
6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për kultivim të bimëve narkotike. Policia thotë se të arrestuarit janë: T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, banues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohen se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Mat. Vijon operacioni policor i koduar “Gjoçaj”.

Shkon në 8 numri i personave të ndaluar nga Policia për kultivim të bimëve narkotike.

Vihen në pranga 6 persona të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit.

Më herët janë vënë në pranga dhe dy persona të tjerë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, parandalimin e konflikteve dhe kapjen

e personave të shpallur në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet, ku si rezultat i operacionit të koduar “Gjoçaj”, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasve :

T. Xh., 60 vjeç; F. Xh., 24 vjeç; A. Xh., 50 vjeç; E. L., 39 vjeç; D. M., 23 vjeç; të gjithë banues në Mat, dhe A. P., 25 vjeç, baues në Krujë.

Shtetasit e lartëpërmendur në bashkëpunim me dy persona të arrestuar më parë nga policia, dyshohet se janë autorët të tentativës për kultivim të bimëve narkotike në vitin 2020 në një zonë të Matit.

Në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurisë ‘Arrest me burg’, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

Covid i merr jetën gazetares nga Shkodra

Një tjetër gazetare shqiptare ka humbur betejën me Covid-19. Gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi, nuk ka arritur ta fitojë këtë luftë me virusin, duke u ndarë ng...

09:12

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI