Flash

Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Gruaja gjendet e djegur në makinë, i shoqi gjendet i vetëvarur në pemë

Lapsi.al 10 April 2021
Ngjarje e rëndë në Kavajë/ Gruaja gjendet e djegur në

Një ngjarje tepër e rëndë është shënuar mesditën e sotme në fshatin Manskuri të Kavajës, ku është gjetur plotësisht i djegur një automjet. Brenda makinës është gjetur dhe një kufomë, e cila dyshohet se i përket shtetases Fëllënxa Shirja.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i varur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi Bilbil Shirja, 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po hetohet për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Të këshilluara

6 të arrestuar për kanabis në Mat

Në vazhdën e operacionit të koduar “Gjoçaj”, Policia e Matit, ka vendosur në pranga 6 persona, duke e çuar në 8 numrin e përgjithshëm. Këta shtetas akuzohen për...

13:02

Digjet në mesnatë një automjet në Vlorë

Pak para mesnatës së djeshme një makinë në lagjen “24 Maji”, në Vlorë është përfshirë nga flakët dhe është djegur pjesërisht. Policia njofton se ngjarja ka ndod...

11:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI