Flash

Rama edhe në Vlorë me maskë rilindjeje në fushatë vaksinimi

Lapsi.al 10 April 2021
Rama edhe në Vlorë me maskë rilindjeje në fushatë
I mbetur pas asnjë bilanc në qeverisjen e tij tetëvjeçare, Edi Rama ka vënë si bast të vetëm të fushatës së tij vetëm procesin e vaksinimit. Vaksinat dalin në të gjitha spotet e PS, ato kanë përmbytur mesazhet negativiste, me Saliun dhe Ilirin që tentojnë të vdesin njerëzit duke i lënë pa vaksina,  madje edhe kur Rama sillet si kryeministër që mbikqyr këtë proces ai nuk harron të vendosë në fyturë maskën e PS me numër 12. Lexo më tej:

Andi Bushati: Një vaksinë për kinezëritë e Ramës

Ndonëse një nga nga vëretjete themelore të raporteve të OSBE ODHIR është mos shfrytëzimi i i resurseve shtetërore si pjesë e fushatës elektorale, Rama po kapet pas vaksinimit si i mbyturi pas fijes së kashtës. Këta ka bërë këtë të shtunë e dhe në Vlorë, ku në postimin në facebook jo vetëm duket me simbolet e Rilindjes por ka bashkuar edhe sslloganin elektoral me atë të vaksinimit: "Shqipëria buzëqesh". Që kur nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin me mbi 190 mijë dozat kineze, Edi Rama e shndërroi procesin në kryefjalë të fjalimeve të fushatës së 25 prillit. Manipulimi me vaksinat/ Premtimet boshe të Ramës si fushatë për 25 Prillin “ As mos të ju shkojë mendja se vaksinat do të vazhdojnë të vijnë, kështu siç po vijnë. Mos t’ju shkojë mendja. Nuk ka për të ndodhur” ishin fjalët e kryeministrit në fund të marsit nga Lezha, për të vazhduar një ditë më pas nga Shkodra:“Erdhën nga qielli dhe ranë në Shqipëri vaksinat? Me parashutë? Jo me, ishte këmbëngulja, këmbëngulja, këmbëngulja, durimi, durimi, durimi dhe puna, ditë natë që ne kemi bërë nga të katër anët. Si kujtoni se po erdhën këta vazhdon kjo njësoj? Harrojeni! Harrojeni! Këta nuk dinë t’i bëjnë këto gjëra” ishin fjalët e kryeministrit që se ka për gjë të mburret: "Keni Edi Ramën, prandaj keni vaksina".

Vaksinat për fushatë/ Ku gënjen Rama në spotin elektoral

Ende pa filluar fushata, ai shkonte në të gjithë qarqrt nga Elbasani në Shkodër duke kontrilluar qendrat e vaksinimit i shoqëruar nga udhëheqësit elektoralë të PS në qarqe. I dëshpëruar dhe pa bilanc ai po i shkatërron standartet themelore që OSBE ODHIR kanë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI