Flash

Alibia e Taulant Ballës për përgjimin që PS u bën të dhënave personale të qytetarëve

Lapsi.al 11 April 2021
Alibia e Taulant Ballës për përgjimin që PS u bën
Pasi Lapsi.al, që disponon të dhënat elektronike të 910 mijë qytetarëve të Tiranës, sipas dokumentit me të cilin i përgjon PS për qëllimet e saj elektorale ka reaguar edhe sekretari i saj i përgjithshëm. Në një reagim më shumë për PD-në që e komentoi këtë ngjarje si skandal, është përgjigjur  Taulant Balla: "O shpifësa të dëshpëruar! Partia Socialiste ka databazën e saj të të dhënave të krijuar me vite të tëra organizimi dhe komunikimi derë më derë me njerëzit". shkroi ai në Facebook. Lexo më tej: Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës Por i kapur në një skandal që në çdo vend demokratik të botës do të kishte konseguenca penale Balla nuk përgjigjet për thelbin e problemit. Sepse në dokumentat e botuara nga Lapsi.al gjenden numrat e telefonit ato të kartave të identitetit e kështu me radhë.... Pra ato janë të dhëna që mund të merren vetëm nga institucione shtetërore që ia kanë kaluar partisë shtet.

Tërmet në faqen Lapsi.al/ Lumë kërkesash nga qytetarët për të zbuluar “patronazhistin” që i përgjon në emër të PS

As pretendimi i Tulant Ballës se ky është fryt i punës së zhvilluar ndër vite derë më derë me njerzit nuk qëndron. Në lista gjenden personalitete publike , artistë, aktorë gazetarë qe nuk e kanë qëndrimin publik pro PS. Madje atu ka dhe njerëz që etiketohen si të LSI, apo PD, pra me të cilët rilindja nuk ka mundur të komunikojë derë më derë. Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit Por me sa duket edhe ky skandal, ndaj të cilin duhej të reagonte drejtpërdrejt komisioneri për ruajtjen e të dhënave dhe prokuroria, do të mbyllet nga pushteti vetëm me një reagim alibik të PS-së. ©Lapsi.al  

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të j...

15:02

Rama tregon se pse u fut në politikë

Në një takim në Laprakë, Edi Tama zbuloi pse u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur që të jetë një politikan, por donte të merrte në dorë fatin e tij. Kr...

13:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI