Flash

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Lapsi.al 11 April 2021
Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura.

Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të jetë në ndikim të kalimeve frontale, bën të ditur Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Kështu moti parashikohet kryesisht i vranët e hera herës me intervale kthjellimesh. Reshjet e shiut do të jenë të pranishme në intensitet të ulët e ndërsa të mërkurën në pjesën bregdetare e në veriperëndim edhe në formën e shtrëngatave me rrufe.

Dëbora do të rikthehet në male në verilindje. Prej së enjtes pasdite situata vjen në përmirësim.

Era do të fryjë nga juglindja e të mërkurën në mesditë kthen nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme përgjatë brigjeve detare.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-5 ballë.

Të këshilluara

Rama tregon se pse u fut në politikë

Në një takim në Laprakë, Edi Tama zbuloi pse u fut në politikë. Ai tha se nuk ka dashur që të jetë një politikan, por donte të merrte në dorë fatin e tij. Kr...

13:24

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI