Flash

Vjedhja e të dhënave personale/ Socialistët e konsiderojnë si votues të tyre të sigurtë shefin e SPAK, Arben Kraja

Lapsi.al 11 April 2021
Vjedhja e të dhënave personale/ Socialistët e konsiderojnë

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

Lexo me tej:

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

"Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK.

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi....

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterit e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshte te dala nga zyrat e PS).

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, Pra i famshmi 'patronazhist" i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria "Preferenca" shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet "i sigurtë".

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi, Arben Krajën. Por ama një një hetimi të mundshëm të kësaj çështjeje ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK është në konflikt interesi. Një sepse ai është subjekt i dëmit që kanë shkaktuar ata që pretendohet se kanë shkelur ligjin dhe dy sepse e paraqesin si militant socialist.

©Lapsi.al 

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe  krimin e organizuar - Abc News

 

Të këshilluara

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java do të nisë me mot të qëndrueshëm me diell e vranësira hera herës mesatare e lokalisht të dendura. Prej ditës së martë e deri ditën e enjte vendi do të j...

15:02

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI