Flash

Basha në fushatë: Po përgatisim një plan rimbursimi për ata që janë kuruar nga Covid-19 në shtëpi

Lapsi.al 12 April 2021
Basha në fushatë: Po përgatisim një plan rimbursimi për

Në ndalesën e radhës për fushatë në Qesarakë, Lulim Basha deklaroi se PD po punon për një plan rimbursimi për ata që janë kuruar vetë në shifrat e miliona lekëve në shtëpi nga Covid-19.

"E domosdoshme të rimbursojmë familjet që janë goditur nga COVID-i. Sipas llogaritjeve tona me shifrat reale të cilat janë shumëfishi i atyre që janë shpallur bëhet fjalë për dhjetëra mijëra familje që kanë harxhuar mesatarisht 2 deri në 3 milionë lekë të vjetra për kurimin. Po të them mesatarisht se ka shkuar deri në 6 milionë për ata që kanë pasur 3, 4 anëtarë të familjes. Për ata që e kanë kaluar rëndë që i është dashur oksigjeni, i është dashur skaneri disa herë, ju janë dashur analizat disa herë, janë kanë shkuar dhe janë futur në borxh. Ndaj, po përgatisim një paketë për rimbursimin e tyre por na duhet edhe ndihma juaj. Do flasim edhe me urdhrin e farmacistëve që të kemi mundësi të kryqëzojmë të dhënat e familjeve, me të dhënat tuaja për të bërë të mundur një paketë rimbursimi për çdo familje pas 25 prillit." - u shpreh lideri i opozitës. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI