Flash

Basha te Njësia 7: Më bëtë të ndihem si në shtëpinë time, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin (VIDEO)

Lapsi.al 12 April 2021
Basha te Njësia 7: Më bëtë të ndihem si në

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me qytetarët tek Njësia Nr.7 në Tiranë. Basha thotë se nga kjo Njësi e nisi jetën e tij politike dhe me pritjen e qytetarëve kësaj radhe e kanë bërë të ndihet si në shtëpinë e tij. Ai kërkon nga gjithë shqiptarët që më 25 prill të shkojnë masivisht tek kutitë e votimit pasi asgjë nuk e ndal dot më ndryshimin.

‘’Kudo që shkoj shoh të rinj, këtu është familja ku kam nisur jetën politike. Faleminderit për këtë mikpritje, më bëtë të ndihem siç jam, në shtëpinë time. Dita po afron. Faleminderit nga zemra. Të gjithë në kutitë e votimit më 25 prill, asgjë nuk e ndal dot ndryshimin. Tani ndryshimi është në zemrat e çdo shqiptari. Shqipëria fiton, ju fitoni!’’- tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI