Flash

Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet)

Lapsi.al 12 April 2021
Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre

Skapeeeeeeee SPAK-un! Kjo do ishte thirrja që do të dilte befats po të besoje portretizimin që i bën partia në pushtet prokurorëve që reforma në drejtësi ka çuar në Prokurorinë e Posatshme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Botimi në Lapsi.al i grabitjes së të dhënave personale që qytetarët dorzojnë në institucionet shtetërore, për arsyet e saj elektorale nga Partia Socialiste, ka nxitur zemërimin e kundërshtarëve të saj demokratë. Vetëm pak orë pasi u botuan emrat e disa qytetarëve të njohur, numrat e kartave të identitetit dhe numrat e celularëve të të cilëve kanë përfunduar në kompjuterat e rilindjes, Enkelejd Alibeaj e quajti këtë një shkelje të besimit të qytetarëve ndaj shtetit.

Lexo me tej:

Ekskluzive/ Si na monitoron Rilindja nr e telefonit, nr ID, vendet e punës, të dhënat konfidenciale për 910 mijë votues të Tiranës

"Përdorimi i databazës së e-Albania nga Edi Rama dhe zyrtarë të PS-së përbën vepër penale. Për këtë PD po përgatit një padi që do ta dorëzojë në SPAK." 

Por ironia e fatit është se ku do dorëzohet kjo padi... Lapsi.al ka bërë një vëzhgim në dokumentat që ndodhen në zyrat e rilindjes për të parë se si përshktuhen në to prokurorët e SPAK.

Vetë shefi i SPAK është dyfish në konflikt interesi në këtë histori. Sepse Arben Kraja është njëri nga 910 mijë qytetarët e Tiranës të cilëve u janë vjedhur të dhënat personale. Në kompjuterin e socialistëve gjendet numri i tij i telefonit, vendlindja, qendra ku voton, numri i ID, si edhe vendi ku punon (shiko tabelat poshtë të dala nga zyrat e PS).

Shkelet privatësia e qytetarëve, reagon PD: Do e ndjekim në mënyrë ligjore këtë çështje

Por, historia nuk përfundon këtu. Si njeriu që monitoron prokurorin e fortë nga i cili duhet ti shkonin shtatë politikanëve, pra i famshmi "patronazhist" i tij, quhet Ermal Pishtari. Ka edhe më. Në dokumentat e PS ai përshkruet si votues i kësaj force politike. Madje jo vetëm tek kategoria "Preferenca" shkruhet PS-së por edhe votimi i tij pro rilindjes konsiderohet "I sigurtë".

Si përgjohet sipas listave sekrete të PS vota e Ardit Gjebreas, Alketa Vejsiut, Rovenda Dilos, Ermal Mamaqit dhe Arbana Osmanit

Natyrisht fakti që socialistët e konsiderojnë të tillë nuk e ngjyros detyrimisht mavi Arben Krajën, as 12 prokurorët e tjerë që punojnë me të. Por ama në një hetim të mundshëm të kësaj çështjeje, ashtu sikurse pretendon PD-ja, shefi i SPAK dhe disa prej kolegëve të tij janë në konflikt interesi. Një sepse ata janë njëkohësisht edhe subjekt i dëmit që kanë shkaktuar rilindasit që pretendohet se u kanë vjedhut të dhënat personale dhe dy sepse në dokumenta paraqiten si militantë socialistë.  Ne kemi arritur të qëmtojmë tetë nga prokurptët e SPAK, 4 nga të cilët figurojnë si votues të siguttë të PS, 2 jo të sigurtë, por me preferencë PS, dhe dy neutralë që nuk u dihet vota. ©Lapsi.al 

Arben Kraja zgjidhet kreu i SPAK, nga sot fillon hetimi për politikanët dhe krimin e organizuar - Abc News

Skeda për Arben Krajën

Cilët janë prokurorët e SPAK dhe si përsjkruhen ata në dokumentat sekretë të rilindjes

Seksioni Kundër Krimit të Organizuar.

Altin Dumani

Vladimir Mara

Behar Dibra

Ened Nakuçi

Doloreza Musabelliu

Elida Kaçkini

Seksioni Kundër Korrupsionit.

Edvin Kondili

Klodjan Braho

Enkeleda Millonai

Dritan Prençi

Sotir Kllapi

Altin Dumani

Edvin Kondili

Ened Nakuçi

Enkeleda Millonai

Doloreza Musabelliu

Vladimir Mara

Sotir Kllapi

Dritan Prençi

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI