Flash

Kosovarët dynden drejt Shqipërisë, mbi 48 mijë vizituan vendin tonë gjatë fundjavës

Lapsi.al 12 April 2021
Kosovarët dynden drejt Shqipërisë, mbi 48 mijë vizituan

48.621 qytetarë nga Kosova e kanë vizuar Shqipërinë gjatë fundjavës që lamë pas. Vetëm të dielën në hyrje dhe daljet e pikave kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 47 mijë e 83 persona.

Në pikën kufitare në Vermicë kanë hyrë 26 mijë e 267 qytetarë, ndërsa në dalje janë kontrolluar 15 mijë e 939 persona.

Ndërsa në total të dielën në Kosovë kanë hyrë 28 mijë e 665 persona. Të dhënat u bënë të ditura nga zyra për informim e Policisë së Kosovës.

Në pikën kufitare Vermicë, Qafë e Prushtit, Qafë e Morinës dhe Dragash janë kontrolluar 12 mijë e 702 vetura. Prej tyre 7 mijë e 754 në hyrje të pikave kufitare dhe 4 mijë e 943 në dalje.

Ndërsa të shtunën në hyrje dhe dalje të pikave kufitare janë kontrolluar 24 mijë e 221 persona. 9 mijë e 445 persona janë kontrolluar në hyrje dhe 14 mijë e 776 në dalje.

Kurse të premten në gjitha pikat kufitare Kosovë-Shqipëri janë kontrolluar 23 mijë e 255 persona.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI