Flash

Rama 'hap thesin' e premtimeve: Ato që vendet evropiane i kanë arritur me shekuj, ne do t’i arrijmë në këtë dekadë

Lapsi.al 12 April 2021
Rama 'hap thesin' e premtimeve: Ato që vendet evropiane i

Nga Cërriku, kryeministri Rama është shprehur se e ka kthyer nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme. Sipas Ramës, socialistët mund ta bëjnë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm garë personale, por shumë më tepër se kaq.

Rama: Mua nga emigracioni nuk më ka sjellë ndonjë nevojë që të gjejë punë si ministër, s’më ka futur në politikë halli se s’dija të bëja punë të tjera, nuk ishte pasioni im i parë, po mua më ktheu nga emigracioni bindja se maja ku Shqipëria duhet të ngjitet është e arritshme dhe se nëse shqiptarët arrijnë të rezistojnë kur ndjejnë lodhje, arrijnë të besojnë kur janë të mërzitur, të durojnë, kur ndjejnë kundërshti ajo majë jo vetëm është e arritshme, por ne mund dhe do ta arrijmë, Shqipëria mund dhe do të bëhet kampionë e krejt Ballkanin, në digjitalizimin, turizëm, agroturizëm, duhet punë e durim e kohë. Ato që komentojnë nga Belgjika, Austria, nuk duhet ta harrojnë se atje nuk vidheshin dritat para disa vitesh, nuk ishin të bllokuara kanalet vaditëse, nuk vidhej uji, nuk ishin gjykatës e prokuror shitës të drejtësisë. Ato janë bërë me dekada, ne nuk kemi nevojë për shekuj, sot teknologjia, shpejtësia e lëvizjes është ndryshuar, ne na duhet vetëm kjo dekadë ku kemi hyrë dhe të mos kthehemi pasi dhe të pendohemi. Ne mund ta bëjmë Shqipërinë gur të rëndë në vendin e vend, prandaj 25 prilli nuk është vetëm personale, por shumë më tepër se kaq.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI