Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Shoferi i kushëririt të parë u kap me 800 mijë euro hashash, Zaev: Askush mbi ligjin

Lapsi.al 12 April 2021
Shoferi i kushëririt të parë u kap me 800 mijë euro hashash,

“Kush me kë të dojë le të jetë i afërt, nëse dikush e ka shkelur ligjin, ai do të mbajë përgjegjësi”.

Kështu e komentoi Kryeministri Zoran Zaev rastin e konfiskimit të 200 kilogramëve marijuhanë me vlerë prej rreth 800,000 euro në Prilep, ku, ndër të arrestuarit është edhe Aleksandër Ushillkovski, shoferi i Trajçe Zaevit, kushëririt të Kryeministrit. Kryeministri pohon se shoferi i furgonit nuk është i punësuar në kompanitë e familjes Zaev.

“Furgoni nuk është në pronësi të kompanive të familjes Zaev, në fakt, madje furgoni ka targa greke dhe nuk kam asgjë për të shtuar ose hequr. Në të vërtetë, ligji vlen në mënyrë të barabartë për të gjithë. Aleksandri mund të jetë shoqëruar me kushëririn tim të parë sa të dojë, ligji vlen njëjtë për të gjithë ose ndonjë shef policie ka mundur të jetë në foto, bashkëpunëtor i Zaevit, Spasovskit dhe kujtdo, ligji zbatohet njësoj për të gjithë”,- deklaroi Zoran Zaev.

Sipas TV Alsat, VMRO DPMNE kërkon Zaev të tregojë nëse fugoni ku është gjetur marihuana është pronësi e kompanisë- partnere të familjes Zaev.

“Askush nuk tha që është pronësi e familjes Zaev. Ne pyetëm dhe përsëri pyesim- a është fugoni me targa greke pronësi e kompanisë që është në marrëdhënie partneriteti me kompanitë e Trajçe dhe Boban Zaevit? Për këtë duhet të japë përgjigje Trajçe Zaev”, – deklaroi Dimçe Arsovski- zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Prokuroria nuk e zbulon pronësinë e fugonit

“Duke pasur parasysh ndjeshmërinë e rastit dhe fshehtësinë e hetimit, Prokuroria Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, për momentin, në interes të procedurës, s’mund të zbardh më shumë hollësira. Prokurori kompetent po i ndërmerr të gjitha veprimet e domosdoshme për zbardhjen e rastit edhe për zgjerimin eventual të procedurës hetimore dhe ndaj personave të tjerë të përfshirë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në mesin e gjashtë personave të arrestuar për kontrabandë të drogës në aksionin e policisë maqedonase dhe DEA-s amerikane, është edhe eprori i policisë së Prilepit, Kire Spirkoski./ Alsat

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI