Flash

Vaksina me 1 dozë, Johnson & Johnson fillon furnizimin e BE-së me vaksina

Lapsi.al 12 April 2021
Vaksina me 1 dozë, Johnson & Johnson fillon furnizimin e BE-së me

Kompania Johnson & Johnson ka filluar shpërndarjen e vaksinave kundër COVID-19 në Bashkimin Evropian, tha Peter Liese, një ligjvënës i Parlamentit Europian, transmeton Reuters.

Shpërndarja ishte planifikuar të fillonte në fillim të prillit, por procesi ishte shtyrë për shkak të problemeve me prodhimin.

Kompania amerikane ka premtuar se do të furnizojë me 55 milionë doza deri në fund të qershorit dhe 120 milionë të tjera në tremujorin e tretë, tha Komisioneri i Bashkimit Evropian për Industrinë, Thierry Breton.

Vaksina e Johnson & Johnson merret vetëm përmes një doze dhe është 66 për qind efektive kundër koronavirusit.

Studimi për këtë vaksinë ka përfshirë 44.000 vullnetarë, dhe është kryer në tre kontinente dhe në disa lloje të koronavirusit, shkruan Rel.

Kompania gjithashtu tha se rezultatet e saj paraprake tregojnë se një dozë e vetme parandalon 85 për qind të rasteve të rënda.

Kjo është vaksina e katërt që është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave pas vaksinave: Pfizer-BioNTech, Moderna dhe AstraZeneca.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave e ka miratuar këtë vaksinë në fund të muajit shkurt. Vaksina është aprovuar gjithashtu në Kanada dhe Bahrein.

Organizata Botërore e Shëndetësisë miratoi vaksinën emergjente Johnson & Johnson më 12 mars.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI