Flash

Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama nga Gramshi: Do jap mishin dhe shpirtin që Shqipëria të kapë majën

Lapsi.al 12 April 2021
Zgjedhjet e 25 prillit/ Rama nga Gramshi: Do jap mishin dhe shpirtin që

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim në kuadër të fushatës elektorale në Gramsh teksa është shprehur se mandatin e tretë nuk e do për veten por për Shqipërinë. Në fjalën e tij, kreu i qeverisë thotë se nga pikëpamja profesionale i ka arritur të gjithë, por shprehet se kërkon ende pushtet për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në fjalën e tij ndër të tjera, kryeministri shprehet se Shqipëria duhet të kap majat.

“Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne nuk e duam pushtetin për vete.  Unë nuk e dua pushtetin për veten time. Nëse dikush do thoshte ça do ti më: Ke qenë ministër, kryetar bashkie, je kryeministër. Nga pikëpamja profesionale unë i kam parë të gjithë këto maja. Nëse qëndroj këtu, qëndroj sepse mua këtu nga emigracioni më ka sjellë maja që kam parë për Shqipërinë dhe gjithë shqiptarët. Përsa kohë shqiptarët, shumica duan të ngjiten në atë majë unë e di si mund të ngjitemi në atë majë. Unë jam këtu për të dhënë mishin dhe shpirtin për të kapur atë majë. Ne kemi bërë gabime pa diskutim.  Ne nuk jemi të rënë nga qielli. Nga qielli vetëm shiu bie.” tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI