Flash

Basha në fasoneri në Durrës: Plani ynë do të çmontojë skemën e ndërtuar nga Rama (VIDEO)

Lapsi.al 13 April 2021
Basha në fasoneri në Durrës: Plani ynë do të

Punonjësit e fasonerisë nuk janë lënë jashtë vëmendjes së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Këtë të martë kryedemokrati u ndal në një takim me punonjëset e një fasonerie në Durrës.

“Sa i përket situatës së tërmetit, për qytetet kemi ngritur një grup të jashtëzakonshëm arkitektësh, për të nisur procesin e ndërtimit që ka mbetur peng i korrupsionit. Ndërkohë sa i përket arsimit, Basha tha se arsimi profesional do të jetë prioritet dhe se do të jetë një nga mekanizmat që do të rindezë motorin”, u shpreh ai. Gjatë këtij takimi Basha tha se qeveria aktuale në këto 8 vite nuk ka mbështetur punonjësit e fasonerive, ndërsa shtoi se qëllimi i programit të Partisë Demokratike është të devijojë paratë tek një politikë ekonomike dhe të çmontojë skemën e ndërtuar nga Rama që sipas tij i çon paratë tek oligarkët.

“Plani ynë ekonomik do të çmontojë skemën e ndërtuar nga ky kryeministër dhe do të devijojë paratë tek një politikë ekonomike që ka për qëllimin krijimin, sigurimin e vendeve të punës dhe rritjes së pagave”, tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI