Flash

Kaos me infektimet/ India miraton me emergjencë vaksinën ruse Sputnik V

Lapsi.al 13 April 2021
Kaos me infektimet/ India miraton me emergjencë vaksinën ruse Sputnik

India miratoi përdorimin emergjent të vaksinës ruse Sputink V kundër koronavirusit. Kompania farmaceutike Dr Reddy’s Laboratories tha të martën se ka marrë leje nga Kontrolluesi i Përgjithshëm i Barnave në Indi për të importuar vaksinën.

India, deri më tani, ka administruar mbi 100 milionë doza të dy vaksinave të prodhuara në këtë vend: Covaxin dhe Covishield. Covishield është version i vaksinës së kompanisë anglo-suedeze, AstraZeneca.

Fondi Rus i Investimeve Direkte, i cili është përgjegjës për marketingun e vaksinës jashtë Rusisë, e konfirmoi marrëveshjen me Indinë. “India është vendi më i populluar që regjistron vaksinën ruse”, tha Fondi rus.

India është duke u përballur me një numër rekord të infeksioneve të reja me koronavirus dhe të viktimave. Në 24 orët e fundit, ky vend regjistroi mbi 168,000 raste të reja dhe 904 viktima.

Që nga fillimi i pandemisë, pranverën e vitit të kaluar, autoritetet në Indi kanë konfirmuar mbi 13.5 milionë raste me koronavirus dhe mbi 170,000 viktima, ndonëse shifrat besohet të jenë shumë më të larta.

Rusia ka zhvilluar tri vaksina kundër koronavirusit: Sputnik V, EpiVacCorona dhe CoviVac.

Ajo ka miratuar Sputnik V-në në muajin gusht, duke u bërë vendi i parë në botë me vaksinë kundër koronavirusit. Kjo ka bërë që shkencëtarët në të gjithë botën të vënë në dyshim sigurinë dhe efikasitetin e saj, pasi ajo është regjistruar përpara se studimet e fazës së tretë të testimit të bëheshin të disponueshme.

Por, në fillim të shkurtit, rezultatet e testimeve të publikuara në revistën globale mjekësore Lancet, kanë treguar se Sputnik V – vaksinë që jepet në dy doza – është 91.6 për qind efektive kundër koronavirusit. Edhe dy vaksinat tjera ruse, EpiVacCorona dhe CoviVac, kanë marrë miratimin e rregullatorëve shëndetësorë përpara se të përfundonin testimet e fazës së fundit.

Të këshilluara

Merkel: I trembemi valës së tretë

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se shifrat e të infektuarve me koronavirus janë shumë të larta. “Vala e tretë është mbase më e keqja për ne,” ka theks...

16:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI