Flash

Meta akuza Gjiknurit: Në Vlorë “tërmet” si i Dibrës, me të shitur nga LSI

Lapsi.al 13 April 2021
Meta akuza Gjiknurit: Në Vlorë “tërmet” si i

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka bërë akuza të forta ndaj ish-ministrit socialist Damian Gjiknuri dhe ish-kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro se po manipulojnë zgjedhjet në qarkun e Vlorës. Në një intervistë për “One Tv” në Vlorë, Meta tha se ka një skenar të tillë dhe se atij i janë bashkuar edhe eksponentë të PD dhe LSI.

“Do të jem në Vlorë deri më 26 prill sepse Vlora është e kërcenuar nga një "termet" si ai i Dibrës, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, që nuk do të tolerohet kurrë. Skenari i Dibrës nuk është hipotetik, por i faktuar.

E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas te dhenave qe kam ketu ne Vlore po pergatitet i njejti skenar qe nuk do te tolerohet kurre. Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.

Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve. Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.

Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhetaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush. Ka një skenar edhe me njerëz të infiltruar brenda LSI për të trafikuar votat e vlonjateve” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI