Flash

Meta sulmon fort: Shkëlqim Selami një ordiner, nuk merrem me çimka

Lapsi.al 13 April 2021
Meta sulmon fort: Shkëlqim Selami një ordiner, nuk merrem me

Presidenti Ilir Meta e etiketoi si ordiner, ish-deputetin e LSI-së Shkëlqim Selami, i cili ka kaluar me PS-së. Gjatë intervistës për “One Tv” kreu i shtetit i kërkoi opozitës që të dalë dhe të mbrojë votën e 25 prillit përballë atij që ai e cilësoi plan mafioz në Vlorë.

“Çdo votë e Partisë Socialiste t’i numërohet asaj. Çdo votë e Partisë Demokratike t’i numërohet asaj. Opozita t’u dalë për zot të gjithë votuesve të saj, dhe jo të merret me disa opozitare të shitur.

Jam këtu për t’ju thënë të gjithëve se Vlora nuk manipulohet, komisionerët e opozitës nuk do të shiten dhe nuk do t’i blej askush. Çdo votë do shkojë për atë subjekt që ka votuar sovrani dhe unë do takoj personalisht çdo komisioner.

Ka një skenar mafioz, me tentativa te fëlliqura e te poshtra por qe do marrin përgjigjen e merituar. Selam Çimka është një ordiner dhe unë nuk kam kohe te merrem me çimka dhe çimkat e çimkave.

Ky grup kriminal i prekjes se votës drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora është qendra e gravitetit të ndjenjave kombëtare. Këtu nuk do ndodhë asnjë skenar si ai i Dibrës” - tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI