Flash

Publikimi i të dhënave personale, Elisa Spiropali flet si Brisi: Ku qëndron problemi këtu?!

Lapsi.al 13 April 2021
Publikimi i të dhënave personale, Elisa Spiropali flet si Brisi: Ku

Ministrja për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali pranon se Partia Socialiste ka një databazë me të dhënat e votuesve por tregon se informacionet nuk janë publikuar nga e majta. Spiropali ishte sot e ftuar në Top Talk, ku gazetari, Denis Dyrnjaja e pyeti si kanë dalë të dhënat e tij personale, duke përfshirë kartën e identitetit dhe numrin e celularit.

Spiropali: Ne thjesht i evidentojmë votuesit. Nuk i ndikojmë dot, as nuk i çojmë në qendra votimi të na votojnë.

Gazetari: Përdoret numri i telefonit, përdoret kodi i kartës së identitetit dhe këto janë të dhëna personale

Spiropali: Jo, ne nuk i përdorim askund. Unë nuk di të them si e qysh i ka botuar një portal apo disa portale, ata mbajnë përgjegjësi për botimin. Në, që nga viti 2008 kemi një databazë që përditësohet

Gazetari: Le ta bëjmë më ilustrive, del emri im, mbiemri im, atësia, numri i telefonit dhe ID-ja, qendra e votimit dhe thuhet aty, votues i sigurt. Unë ndërkohë nuk votoj fare!

Spiropali: Po, pikërisht

Gazetari: Po ç’punë kanë të dhënat e mia?

Spiropali: Ja këtu, ty të paskemi marrë gabim, se një aktivist i joni mendon se ti voton PS-së por ndërkohë nuk është kështu. Por ama, si të ndikon ty kjo, ne nuk të ndikojmë!

Gazetari: Më ndikon, se më sugjestionon. Unë dua të votoj PS-në tani, nuk e votoj dot se them më paragjykojnë njerëzit që po votoj Partinë Socialiste.

Sipas Spiropalit, është normale, kudo në botë, që partitë politike të kenë databazë me të dhënat e votuesve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI