Flash

Rama për opozitën: Janë gati të djegin Shqipërinë

Lapsi.al 13 April 2021
Rama për opozitën: Janë gati të djegin Shqipërinë

Edi Rama deklaroi në Prrenjas se përballë PS-së është alternativa, që nëse nuk ka pushtetin, është gati ta djegë Shqipërinë.

Rama theksoi se nën qeverisjen e tij, shteti është transformiar e se tashmë shërbimet janë online. Ai shtoi se shërbimet online kanë bërë të mundur shkelmimin e korrupsionit.

“Më 25 prill të mos themi, që varja se këta janë të gjithë njësoj. Para ca vitesh, në çdo hap kishte një gropë në Prrenjas, kurse sot është më mirë dhe nesër do jetë akoma më mirë. Dielli i këtij vendi të ngrohë këdo, duke qenë ekonomia e Shqipërisë në funksion të secilit. Ata që duan të rikthehen, janë po ata, vetëm se para kanë dikë që bën rolin e dhëndrit, që kontrollohet.

Ne kemi zeruar taksën për biznesin e vogël dhe mendojmë për shqiptarët. Të lamë pas ndasitë e të bashkohemi më 25 prill. Janë provuar dy herë në pushtet e kemi parë çfarë punësh kanë bërë. Shteti po transformohesh i gjithi. Ne kemi bërë shërbimet online, duke i dhënë fund korrupsionit. Ata luftojnë që të pushtojnë sërish Shqipërinë si plaçkë. Kur nuk janë në pushtet, janë të gatshëm ta djegin Shqipërinë. Ata i thonë dhëndrit që na merr nusen se po e more, e dimë ne se çfarë bëjmë me këtë plaçkë. Ne duam që shteti të jetë për shqiptarët”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI