Flash

Rama pranon “patronazhistët”: Kemi vite që i kemi shpërndarë në terren

Lapsi.al 13 April 2021
Rama pranon “patronazhistët”: Kemi vite që i kemi

Kryeministri Edi Rama është pyetur për skandalin e vjedhjes së të dhënave nga Partia Socialiste në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit. Në një intervistë që tha në emisionin “Përballë” në RTSH, Rama pranoi se partia e tij ka vite që e ka ndërtuar një databazë me patronazhistë të shpërndarë në terren, por mohoi që ajo që ka publikuar lapsi.al të jetë e tij.

“Sot me sa më thanë se kush kishte dalë në emër të Partisë Demokratike dhe kishte pohuar që të dhënat e AKSHI-t nuk janë një databaze që e merr kushdo dhe e çon ku do, sepse AKSHI nuk depoziton të dhëna të integruara, por ka shërbime që janë të ndërfaqosura. Kjo s’ka lidhje fare me AKSHI-n.

Po çfarë duhet të themi që me call centerat e Agron Shehajt e çmendi këtë milet me telefonata. Sot në zyrë, të gjithë njerëzit e zyrës sime ishin marrë në telefon për të disatën herë nga PD dhe kanë të gjithë databazën e telefonave. Të gjitha partitë bëjnë të njëjtën gjë kudo në botë.

Ne kemi prej shumë vitesh që punojmë me një sistem që quhet sistem patronazhimi dhe ka që para zgjedhjeve të 2009 që ne mbledhim të dhëna derë më derë, me blloqe të tëra dhe pastaj hidhen nëpër databaza.

Edhe e fundit, ai Exel-i që doli atje është shumë i prapambetur dhe shumë i epokës së vjetër për të qenë i PS-së” – u justifikua Rama. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha nxjerr videon: Nuk jam piktor, por...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka publikuar një spot publicitar ku tregon çfarë i duhet Shqipërisë sipas tij. “Jo unë nuk jam piktor, por e di s...

21:08

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI