Flash

Arrestohet biznesmeni i fuqishëm shqiptar i ndërtimit në Mal të Zi

Lapsi.al 14 April 2021
Arrestohet biznesmeni i fuqishëm shqiptar i ndërtimit në Mal

Policia e Malit të Zi ka arrestuar 55-vjeçarin Anton Gjinaj, i kërkuar nga Spanja për trafik droge dhe vuajtje të një dënimi me burg. Media serbe Novosti shkruan se Gjinaj u arrestua në vendkalimin kufitar Rozaje dhe hetimi përcaktoi se ai ishte në kërkim nga "NCB Interpol Madrid".

Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua që ky person kërkohej nën një identitet tjetër (Pashk Rrapi) nga NCB Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjinaj është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Ekstradimi i tij u urdhërua për këtë person nga gjykatësi i Gjykatës së Lartë në Podgoricë.

Pashk Rrapi, allias Gjinaj nëpërmjet kompanisë së tij 'Alessio-2014' ka një prezencë të madhe në ndërtimet private dhe publike në Shqipëri.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI