Flash

EMA: Johnson & Johnson në shqyrtim, nuk ka prova për mpiksje gjaku

Lapsi.al 14 April 2021
EMA: Johnson & Johnson në shqyrtim, nuk ka prova për mpiksje gjaku

Komiteti i sigurisë i Agjencisë Europiane të Barnave (EMA) po heton që prej një jave të gjitha raportet e ngjarjeve embolike te personat e vaksinuar me Johnson & Johnson, njoftoi rregullatori në një shënim.

“Tani për tani, nuk është e qartë nëse ekziston një lidhje shkakore”, tha EMA.

“Zhvillimet e sotme po monitorohen nga afër nga EMA”, shkroi në “Twitter” eurokomisionerja për Shëndetin, Stella Kyriakides.

Agjencia vuri në dukje se është në kontakt me rregullatorin amerikan FDA dhe rregullatorët e tjerë ndërkombëtarë dhe do të komunikojë më tej sa të përfundojë vlerësimin.

Vaksina anti COVID-19 Johnson & Johnson u ndalua në SHBA dhe shpërndarja e saj në Europë u vonua, sepse autoritetet shëndetësore po hetojnë një lidhje të mundshme me raste të rralla të mpiksjes së gjakut në disa të vaksinuar.

Të këshilluara

Danimarka pezullon përdorimin e AstraZenecas

Danimarka ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca për një periudhë të pacaktuar. Ky veprim pritet të vonojë fushatën e vaksinimit në vend për disa javë.  Pa va...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI