Flash

Franca vijon vaksinimin me Johnson & Johnson pavarësisht rasteve me mpiksje gjaku

Lapsi.al 14 April 2021
Franca vijon vaksinimin me Johnson & Johnson pavarësisht rasteve me

Franca do të vazhdojë vaksinimin me Johnson & Johnson, pavarësisht rasteve të mpiksjes së gjakut te disa pacientë, sipas zëdhënësit të qeverisë franceze.

“200,000 doza mbërritën në fillim të javës dhe do të vaksinohen personat mbi 55 vjeç, në të njëjtën mënyrë siç u procedua me AstraZeneca,” tha Gabriel Attal gjatë një konference  për shtyp. Të martën, Johnson & Johnson njoftoi se do të ndalonte dërgesat e vaksinave në BE, të cilat ishin planifikuar të  dërgoheshin në fillim të kësaj jave, pas raportimit të mpiksjes së gjakut te disa pacientë. CDC dhe FDA, 2-agjenci amerikane  rekomanduan pezullimin e vaksinës derisa të kenë të dhëna të mjaftueshme. SHBA ka raportuar 6 raste të mpiksjes së gjakut në më shumë se  6.8 milion doza të administruara.  

Të këshilluara

Danimarka pezullon përdorimin e AstraZenecas

Danimarka ka pezulluar përdorimin e AstraZeneca për një periudhë të pacaktuar. Ky veprim pritet të vonojë fushatën e vaksinimit në vend për disa javë.  Pa va...

12:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI