Flash

KQZ: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill në orën 08:00

Lapsi.al 14 April 2021
KQZ: Rezultati i zgjedhjeve parlamentare do të shpallet më 26 prill

Gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni Rregullator, ka ulur fashën orare se kur duhet të publikohet fituesi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit. Me votë unanime, 5-0, u vendos që KZAZ-të në të gjithë vendin, duhet të nxjerrin rezultatin para orës 08:00 të mëngjesit të 26 prillit. Ky propozim erdhi fillimisht nga anëtari Arnes Çela. Edhe për kryetaren, Ilirjana Nano, kjo fashë orare do i vinte në ndihmë KZAZ-ve që të menaxhojnë më mirë punën e tyre.

“Pas dorëzimit nga KQV pranë KZAZ të pajisjeve dhe materialeve përkatëse, KZAZ mbyll ambientet ku do të kryhet numërimi. Rezultati do të shpallet të nesërmen e ditës së votimit, pra në orën 08:00. Gjatë natës ambienti vëzhgohet nga kamerat të cilët sigurojnë regjistrimin dhe transmetimin e pamjeve gjatë gjithë kohës në serverin e KQZ-së. KQZ-ja u mundëson subjekteve zgjedhore me kërkesë të tyre të shikojnë nga pajisjet e tyre pamjet e ambientit ku ruhen materialet zgjedhore”, thuhet në propozimin e ri që u miratua ditën e sotme..

Në zgjedhjet e kaluara, KZAZ ka pasur afat deri në orën 00:00 të ditës së nesërme të votimit për të nxjerrë rezultatet, teksa me vendimin ri është bërë 08:00.

Të këshilluara

Basha në Kamëz: Me Ramën nuk ka ndryshim

Një pritje entuziaste i është rezervuar në Kamzë kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Kryedemokrati është pritur me entuziazëm dhe brohoritje nga qytetar...

19:37

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI