Flash

Rama: Pa politikën Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv

Lapsi.al 14 April 2021
Rama: Pa politikën Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin

Gjatë fjalës së tij në Burrel, Edi Rama vlerësoi politikën dhe theksoi se pa politikën gratë ato nuk do të kishin të drejta të barabarta me burrat. Sipas kreut të qeverisë, pa politikën, nuk do të ishte sot e mundur kryerja e vaksinimit masiv.

“E kuptoj nervozizmin e Gonit, donte një takim më të madh, jashtë. Por janë numrat në votime që tregojnë mbështetjen. Ne duhet të jemi të bashkuar, siç kemi qenë në ditën e parë, për t’ja dalë deri në fund. Ku çdo ditë po fitojmë terren e ku më shpejt se shumë të tjerë po e shohim dritën në fund të tunelit. Është e rëndësishme se vaksinimi masiv të ketë rezultat.

Ne jemi mësuar që ta trajtojmë politikën si një të keqe, të kemi parasysh politikanët. Politika është e vetmja armë që kanë njerëzit që kanë vendosur të jetojnë bashkë dhe kanë ndërtuar një komunitet për të bërë gjëra që nuk i bëjnë dot. Pa politikën kurrë gratë nënat nuk do kishin pasur mundësinë që të kishin të drejta të barabarta me burrat, nuk do kishte lindur sistemi i mbështetjes sociale, nuk do ishin krijuar as SHBA, as BE. Politika është shumë e rëndësishme, e të thuash që nuk merrem me të bën një gabim të madh, se do ti s’do ti politika merret me ty. Se ti dhe familja jote ndikoheni nga politika. Pa politikën, Shqipëria nuk do ishte sot duke kryer vaksinimin masiv.”, tha Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI