Flash

Tre ftesat e Ramës për koalicion me Bashën: Shqiptarët duan bashkim, pse ti jo?

Lapsi.al 14 April 2021
Tre ftesat e Ramës për koalicion me Bashën: Shqiptarët duan

Kryeministri Edi Rama po e shtyn përdite e më shumë diversionin e tij për një koalicion të gjerë PD- PS pas zgjedhjeve.

Ai përsëriti sot nga Kamza se është i gatshëm të bashkëpunojë me kreun e PD-së Lulzim Basha, me kushtin që ky të ndahet nga Berisha dhe Meta.

Kreu i qeverisë tha se është gati të shkojë përtej dasive të 30-vjetëve, por sipas tij përgjigjja refuzuese e Bashës tregon që nuk është lider por udhëndjekësi i Berishës.

“Më thotë ai gazetari: Je gati të bashkëpunosh me Lulzim Bashën? Patjetër, pa diskutim, por me një kusht të ndahet nga Saliu dhe Iliri. Dhe Lulzim Basha përgjigjet, dhe përgjigjja e tij është pohimi i faktit që ai nuk është një lider, ai është udhëndjekësi i Saliut dhe Ilirit.

Unë për Shqipërinë dhe shqiptarët jam gati të shkoj përtej të gjitha dasive të 30 vjetëve. Por që ta bësh këtë duhet të jesh, lider, udhëheqës, të kesh forcën e karakterit.

Në një tjetër postim të mërkurën në Twitter, Rama iu drejtua drejtpërdrejt Bashës.

“Po pse vallë janë më të rëndësishëm për ty Saliu dhe Iliri se sa Shqipëria, Lulëzim?! Shqiptarët duan bashkim, duan që ne të gjithë të punojmë për ta dhe ekonominë e tyre përtej pandemisë, duke e lënë pas politikën e vjetër të sherrit, dasisë, konfliktit deri në absurd! Pse ti jo?” – shkroi Rama.

https://lapsi.al/2021/04/15/andi-bushati-basha-mund-te-bashkepunoje-me-ramen-vetem-jashte-politikes/

Edhe më herët gjatë ditës, Rama u shpreh në favor të bashkëpunimit me Bashën pas zgjedhjeve.

“Pas 25 prillit jam i gatshëm të bashkëpunoj me opozitën, dhe me Bashën, por me një kusht të thjesht që të ndahet nga Meta dhe Berisha. Për të transformuar një jete politike që realisht është kthyer në stres për shqiptarët.

Bashkëpunim ngushtësisht si në vendet që ne duam të arrijmë dhe atyre që ne duam t’i ngjajmë, nuk flas për gjëra konkrete, se ne do kemi shumicën, por sidoqoftë në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100% të mirëqenies shqiptare, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, - tha Rama.

Kësaj deklarate Basha iu përgjigj shkurt dhe prerë në rrjetet sociale.

“Në 25 prill shqiptarët do votojnë numrin 9 për ta larguar Ramën dhe ai nuk do jetë kurrë pjesë e qeverisjes sonë. Koha e tij ka mbaruar. Ne do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do fitojë” – shkroi Basha në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI