Flash

Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Turqi, rëndohet situata

Lapsi.al 14 April 2021
Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Turqi, rëndohet situata

Rëndohet situata e koronavirusit në Turqi. Ky shtet raporton shifër rekord prej 59.187 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 3.96 milionë. Ndërkohë që numri i viktimave ka shkuar në 34.455.

Mbi 52 mijë pacientë në Turqi e fituan betejën kundër koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar në mbi 3.4 milionë numrin e përgjithshëm të të shëruarve. Deri më tani, në Turqi për Covid-19 janë testuar më shumë se 42 milionë njerëz, ndërsa vetëm nga e hëna janë kryer rreth 306 mijë testime.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI