Flash

Shqipëria po zbrazet nga shpopullimi masiv, Rama premton: 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet dhe e bën shtëpinë e vjetër bujtinë

Lapsi.al 14 April 2021
Shqipëria po zbrazet nga shpopullimi masiv, Rama premton: 5 mijë euro

Kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje emigrantëve që të rikthehen dhe të investojnë në vend në agro-turizëm. I pranishëm në Burrel, në një takim me të rinjtë, Rama tha se do t'i jepen 5 mijë euro çdo emigranti që kthehet në vend dhe kthen në bujtinë shtëpinë e vjetër të gjyshit, apo prindërve. Po ashtu, kryeministri shtoi se do të bëjë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, duke thënë se mjafton që ato të mos jenë para krimi.

"Ne do i japim 5 mijë euro çdo djali, çdo vajze, çdo burri dhe gruaje që janë në emigracion dhe që duan të hapin shtëpinë e vjetër të gjyshit, të babës, për ta kthyer në një bujtinë, për të ndërtuar një agro-turizëm me produktet e zonës dhe për të fituar çdo muaj më shumë se sa fitojnë me punë për dikë tjetër atje në emigracion. Do i bëjmë një amnisti fiskale direkte për kursimet e tyre, pa i kërkuar llogari se nëse i kanë mbajtur në bankë apo poshtë jastëkut, mjafton mos jenë para krimi dhe të hidhen këtu. Italia rurale është e tëra e mbushur me iniciativat e njerëzve të zakonshëm që e kanë kthyer tokë, shtëpinë e tyre në burim të ardhurash të vazhdueshme dhe kjo është e mundur", tha Rama.

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI