Flash

Justifikimi i Ramës: Biseda e Beketit me Ëngjëll Agaçin u nxor nga konteksti

Lapsi.al 15 April 2021
Justifikimi i Ramës: Biseda e Beketit me Ëngjëll Agaçin u

“Është bisedë e nxjerrë nga konteksti”. Ky ishte justifikimi që Kryeministri Edi Rama dha për bisedën e Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë Ëngjëll Agaçi dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti e cila u përmend në vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit si një një nga arsyet e humbjes së çështjes nga qeveria shqiptare. Në atë bisedë Becchetti kërkonte llogari se pse sulmohet ndërsa Agaçi i thotë se nuk duhet të sulmojë qeverinë.

“Bëhet fjalë për një televizion që nuk kishte ndonjë fushatë të madhe ndaj qeverisë. Një bisedë e nxjerrë jashtë kontekstit. Po të na nxirrnin ne pjesë nga biseda këtu kushedi çfarë do të bëhej.

Ai vendim është marrë, por ai ato para nuk ka për t’i marrë kurrë. Ai do të paguajë një për një dëmet që u ka sjellë shqiptarëve. Dhe nuk do t’i paguajë një për një nga ana mediatike, por gjyqësore. Unë jam nga ata që nuk kur them çfarë nuk do të lejoj të ndodhë, këtë nuk e luan topi.

Se si do ta bëj këtë nuk e them sepse kjo është pjesë e strategjisë. 110 milionë eurot ai marifetçiu i paskrupullt t’i harrojë. Ai ka arritur t’i marrë para edhe Deutche Bank dhe EMI, por ajo ishte një ndërmarrje ku u rekrutuar gazetarë dhe moderatorë me rroga marramendëse. Ça opozitë i bënin atij shtetit...

Është një bisedë e nxjerrë komplet jashtë kontekstit. Gjykata kundër nesh? Absolutisht. Kjo nuk ka mbaruar. Edhe pse Saliu dhe Iliri kanë varur shpresat te një person që është në kërkim nga shteti shqiptar. do marrë ai lekë? Zero. Mbajeni mend” – tha Rama në emisionin “Të paekspozuarit”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Shpërthim tritoli, tronditet Mamurrasi

Tronditet sërish Mamurrasi! Mbrëmjen e kësaj të enjteje rreth orës 21:45 një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Sh.N. Policia tha se shpërthimi ka s...

22:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI