Flash

VIDEO/ Degjeneron në akuza konferenca e ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë

Lapsi.al 15 April 2021
VIDEO/ Degjeneron në akuza konferenca e ministrave të jashtëm

Ministrat e jashtëm të Turqisë dhe Greqisë u përplasën hapur të enjten në një konferencë të përbashkët shtypi në Ankara, e cila filloi me shpresat për përmirësimin e marrëdhënieve por degjeneroi në akuza të ashpra nga të dyja palët.

Në përpjekje për të zbutur tensionet rreth mosmarrëveshjeve territoriale në Mesdheun lindor, Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias u takua me Presidentin turk Tajip Erdogan dhe Ministrin e Jashtëm Mevlut Cavusoglu, vizita e parë kjo mes dy palëve që nga viti i kaluar, kur flotat e dy vendeve ishin në prag të përplasjeve.

Por atmosfera, që nisi e përzemërt në një paraqitje mediatike pas takimeve, u acarua shpejt, kur ministri Dendias tha se shkeljet e sovranitetit grek do të përballeshin me sanksione dhe ministri Çavusoglu i quajti komentet e tij "të papranueshme".

"Ju vini këtu dhe përpiqeni të akuzoni Turqinë, për t'i dhënë një mesazh vendit tuaj. Unë nuk mund ta pranoj këtë," tha zoti Çavusoglu në përgjigje të komenteve.

Dy vendet janë aleatë në NATO por kanë mosmarrëveshje për shumë çështje, të tilla si pretendimet për shtrirjen e shelfeve të tyre kontinentale në Mesdhe, hapësirën ajrore, burimet e energjisë, Qipron e ndarë etnikisht dhe statusin e disa ishujve në Egje.

Tensionet u ndezën verën e kaluar kur Turqia dërgoi një anije eksplorimesh në ujërat e diskutueshme të Mesdheut, por janë zbutur pak pasi Ankaraja tërhoqi anijen dhe dy vendet rinisën bisedimet mbi mosmarrëveshjet mes tyre pas një ndërprerje pesë-vjeçare.

Pasi shprehu fillimisht mbështetjen e Greqisë ndaj aspiratave turke për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ofroi një axhendë të re për të ringjallur marrëdhëniet, zoti Dendias akuzoi Turqinë për dërgimin e përsëritur të avionëve mbi territorin grek.

"Pozicioni i Greqisë është i qartë. Turqia ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe ligjin detar në Egje dhe në Mesdheun lindor," tha ai.

Cavusoglu e hodhi poshtë akuzën, duke thënë se Turqia nuk ka shkelur sovranitetin grek në punimet e saj të shpim-kërkimit. Ai e Athinën se po i kthen mbrapsht migrantët në Egje.

"Kur hyjmë në akuza të ndërsjella, ne kemi shumë për t'i thënë njëri-tjetrit. Nëse doni të vazhdoni me këto argumente dhe tensione, jeni i lirë ta bëni, por do ta bëjmë edhe ne," shtoi ai.

Megjithatë, të dyja palët thanë se dëshirojnë të vazhdojnë të përpiqen për të zgjidhur mosmarrëveshjet me dialog. /VOA

Të këshilluara

Shpërthim tritoli, tronditet Mamurrasi

Tronditet sërish Mamurrasi! Mbrëmjen e kësaj të enjteje rreth orës 21:45 një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Sh.N. Policia tha se shpërthimi ka s...

22:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI