Flash

Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të gjithë Tiranën

Lapsi.al 16 April 2021
Kaos me të dhënat personale/ Database qarkullon në të

Database që Lapsi.al arriti të tërheqë nga kompjuterat e zyrave të Partisë Socialiste dhe që përbënte thelbin e skemës së patronazhit për zgjedhjet e 25 Prillit ka nisur të shpërndahet në të gjithë kryeqytetin. Pas kuriozitetit që ngjalli mënyra se si “patronazhistët” e PS kanë raportuar për 910 mijë banorë të kryeqytetit, një lumë kërkesash vërshoi fillimisht drejt Lapsi.al. Në mungesë të stafit për këtë volum pune të papërballueshëm dhe pamundësia për të verifikuar secilin prej qytetarëve që kërkonte të dinte si ishte raportuar nga monitorimi i Rilindjes, duket se persona të tjerë kanë arritur ta sigurojnë database, që ndërkohë përdorej gjerësisht nga qindra anëtarë të strukturave socialiste. Fill pas kësaj, Lapsi.al ka konstatuar se dokumenti po kalon përmes celularëve nga një person tek tjetri.

Lexo edhe: Zbulimi i patronazhistëve të PS/ Veliaj dhe Sokol Balla i vërsulen Lapsit (VIDEO)

Duket se kurioziteti i shtuar nga qytetarët ka gjetur mënyrën për të siguruar një variant në Exel, të të dhënave që vazhdonin përpunoheshin në zyrat elektorale të Partisë Socialiste, aty ku ishte stacionuar një armatë e tërë patronazhistësh. Sipas personit që dorëzoi dokumentin pranë Lapsi.al, regjistrimi i 910 mijë personave me numrin e kartës së identitetit, numrin e telefonit dhe të dhënat e tjera personale ishte vetëm një pjesë, pra vetëm një “extract” i produktit origjinal.

https://lapsi.al/2021/04/11/ekskluzive-si-na-monitoron-rilindja-nr-e-telefonit-nr-id-vendet-e-punes-te-dhenat-konfidenciale-per-910-mije-votues-te-tiranes/

Të dhënat e plota për qytetarët janë të depozituara në një Database tjetër, i cili funksionon si një program online. Ky program, përmban të dhëna të tjera tonat, të ndara në kolona të tjera, jo vetëm për personat e punësuar, por edhe për ata që marrin ndihmë ekonomike, apo të tjerë që trajtohen me kemp, të tjerë që janë në pritje të një procedure legalizimi, apo të tjerë që janë në pritje të çfarëdo shërbimi që ofron shteti.

Duke pasur dijeni mbi pritshmëritë e qytetarëve ndaj shërbimeve të institucioneve, patronazhistët e kanë pasur më të lehtë qasjen për të kërkuar votën.

Lexo edhe: Qyfyret e patronazhistëve/ Si i përshkruajnë ata njerëzit që përgjojnë

Gjithsesi, kushdo të ketë qenë arkitekt i kësaj skeme në radhët e Rilindjes, mund të konsiderohet shkaktar i një kaosi me të dhënat personale. Numrat e telefonit, numrat e kartave të identitetit dhe të dhëna të tjera për secilin prej 910 mijë qytetarët e Tiranës janë në duart e të gjithëve.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI