Flash

Rama flet nga Skrapari: Vendi i duhur për të folur për Ilir Metën që bëri të pabëshmen, shkoi dhe u bashkua me Saliun

Lapsi.al 16 April 2021
Rama flet nga Skrapari: Vendi i duhur për të folur për Ilir

Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Skrapar duke përmendur Ilir Metën duke thënë se është vend i duhur për ta komentuar. Pasi foli për kompromisin me të dhe bashkimin me LSI, Rama thotë se bëri të pabëshmen kur u bashkua me Saliun duke e kthyer Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys.

 "Nuk do të doja kurrë që gjërat mes Ilir Metës dhe familjes së madhe socialiste e progresiste të ishin arritur në këtë pikë ku s’ka kthim mbrapa. Në vitin 2009, Skrapari nuk e votoi, e bekoi Ilir Metën. Skrapari i dha bekim të madh në një betejë të cilën e nisi për arsyet e asaj kohe dhe në një betejë ku u duk sikur partia që ai krijoi ishte aty për t’ju dhënë hapësirë dhe vend shumë njerëzve të mirë e të ndershëm.Në atë kohë sfida që bëri Ilir Meta ishte shumë e madhe. Në atë kohë, bashkë me të ishte edhe Spartaku në 2005 e kam fjalën. Ishin dhe shumë të tjerë. Pastaj gjërat ndryshuan për t’i dhënë të gjithë komunitetit socialist një mundësi të re dhe ne u bashkuam dhe fituam. Pastaj përsëri u ndamë. Ishte Skrapari që i qëdnroi dhe i tha vazhdo. Meta bëri të pabëshmen, shkoi dhe u bashkua me Saliun. Shkoi dhe u bashku me një forcë e cila nuk ka pasur kurrë asnjë lidhje të brendshme, asnjë lidhje shpirtërore të asnjë lloj forme përvec asaj që krijohet natyrshëm në një shoqëri pluraliste.Faktikisht, Meta e ktheu Skraparin në një zonë ku peshorja u përmbys, gjërat shkuan si shkuan, përsëri me vullnet të mirë, me dëshirë, me bindjen që në fund të ditës gjërat personale dhe mosmarrëveshjet janë shumë të vogla përballë interesave të mëdha të vendit." tha Rama.

Të këshilluara

Shpërthim tritoli, tronditet Mamurrasi

Tronditet sërish Mamurrasi! Mbrëmjen e kësaj të enjteje rreth orës 21:45 një sasi lënde plasëse është vendosur në banesën e Sh.N. Policia tha se shpërthimi ka s...

22:47

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI