Flash

Rama: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në Vlorë

Lapsi.al 16 April 2021
Rama: Me Damianin do ta bëjmë “tërmet” edhe në

Presidenti Ilir Meta është zhvendosur në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa dje tha se në qytetin bregdetar në Jug të vendit do të jetë edhe ditën e numërimit për të mbrojtur votën e shqiptarëve.

Në Vlorë, kreu i shtetit tha pak ditë më parë se është një grup kriminal i prekjes se votës që sipas tij “drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro”. Por kryeministri Edi Rama sonte i kujtoi rastin e Pukës pak ditë më parë.

“Përpara pak ditësh patëm një fakt dhe nuk më rezulton që ai që u arrestua me lekë dhe fletë votimi nuk më rezulton i partisë sonë, por të Ilir Metës dhe nuk më rezulton që Ilir Meta të marrë shpatën dhe të nisej për Pukë dhe ti priste duart” tha ai në Vizion plus.

Presidenti ka ngritur akuza ndaj drejtuesit politik të PS-së së Vlorës, Damian Gjiknuri për blerje votash, ndërsa tha se do të ndalojë çdo “tërmet” të ngjashëm me atë të Dibrës në qytetin bregdetar, por Edi Rama e sfidoi.

“Pse unë me Damianin flasim në telefon dhe i them a do ta bëjmë “tërmet” në Vlorë? Unë ia them prapë “tërmet” do ta bëjmë në Vlorë. E ca do me thënë kjo, pse Damiani foli për “tërmet” atje dhe Damiani ishte në krye të një konspiracioni? Në Dibër janë arrestuar dhe dënuar 20 persona. 20 komisionerë dhe çuditërisht, ata ishin të të gjitha forcave dhe shumica të këtyre forcave që ulërijnë dhe bërtasin” tha ai.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI