Flash

Basha në Tepelenë: Ai që nuk bëri asgjë për 8 vite, nuk bën do më asgjë. Tepelena nuk e pranon dështimin për herë të tretë

Lapsi.al 17 April 2021
Basha në Tepelenë: Ai që nuk bëri asgjë për 8

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në turin jug-veri është ndalur edhe në qytetin e Tepelenës, i cili është pritur me entuziazëm nga të rinjtë që kishin dal me makina në hyrje të qytetit. Pasi falënderoi për mikpritjen, kreu i opozitës tha se vota për numrin 9, është për të ndalur dështimin për herë të tretë, për të mbrojtur lumin Vjosa nga shkatërrimi, ndalimin e zbrazjes së fshatrave të Kurveleshit nga emigracioni dhe për statusin e minatorëve te Memaliajt.

“Rrugëtimi ynë sot ka nisur nga jugu e do të përfundojë në veri. Ka nisur nga Saranda e do të përfundojë në Tropojë. Por jo, nuk do të ndalet aty. Ditë pas dite, deri më 25 prill, deri sa ne këtë energji ta kthejmë në votë për ndryshim, votë për numrin 9, votë për Shqipërinë, votë për Tepelenën, votë për Labërinë, votë për Shqipërinë, votë për shqiptarët. Jam i mbushur me entuziazëm, sepse entuziazëm, shpresë, besim tek ndryshimi, shoh në sytë e çdokujt që takoj. Të nënave për fëmijët e tyre, të baballarëve që kërkojnë siguri për të ardhmen e familjeve të tyre.

Ndaj ju ftoj që këtë energji ta konsiderojmë të pakufi, t’i hapim e t’i zgjerojmë radhët e bashkimit për ndryshim, të aleancës së fitores së gjithë Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve e të mirëpresim aty të gjithë vëllezërit dhe motrat tona të cilët presin me padurim ndryshimin, ndryshimin e vërtetë për çdo shqiptar. Kudo në këto ditë e në këto javë të jashtëzakonshme takoj nëna të shqetësuara për fatin e fëmijëve të tyre, që janë apo qe duan të largohen apo të tjera të mbushura me sytë me lot nga fëmijët e larguar në emigracion për shkak të tetë viteve dështim. Tetë viteve premtime të pambajtura, tetë viteve të mbushura me gënjeshtra. Tepelena nuk i duron gënjeshtrat, Përmeti dhe Këlcyra, Memaliaj nuk i durojnë gënjeshtrat.

Këto treva krenare që kanë prodhuar figurat më historike si Ali Pasha e vëllezërit Frashëri. Nuk mund të pranojnë tetë vjet gënjeshtra dhe pastaj të njëjtin dështim , të trokasë për herë të tretë në duart e punonjësve dhe bujqve e banorëve të Memaliajt, Kelcyrës dhe Përmetit. Por ai që ju la tetë vite dhe numëro po vjen prapë, po troket prapë, mos ja hapni derën të keqes për herë të tretë. Ai që nuk bëri asgjë për tetë vite nuk bën dot më asgjë. Nënat që takoj duan shkollim dhe punësim për fëmijët e tyre, baballarët duan vende pune të sigurta, paga më të larta, fermerëve duan subvencione mbështetje, siç marrin vëllezërit tanë në Kosovë apo në Maqedoninë e Veriut.

Ju doni dhe meritoni që pasuria më e madhe në botë, uji të jetë pasuri dhe bekim për familjet tuaja. Ja tek shtrihet Vjosa. Vjosa e bukur, një nga bukuritë përrlat e bukurisë Shqiptare, një nga përrlat e mitologjisë dhe ky burim i pashtershëm uji, duhet të kthehet në një burim pasurie duke bërë të mundur që Tepelena, Memaliaj, Këlcyra, Përmeti, e gjithë kjo zonë të përfitoj nga turizmi, nga zhvillimi, nga mikpritja që është tradita juaj.” u shpreh Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI