Flash

Tentohet të vritet një person në Fier, arrestohen autorët (Emrat)

Lapsi.al 17 April 2021
Tentohet të vritet një person në Fier, arrestohen autorët

Zbardhet dhe dokumentohet vrasja me paramendim e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpunim, ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Sulaj. Vihen në pranga 3 nga autorët e përfshirë në këtë ngjarje kriminale, shpallet në kërkim bashkëautori tjetër.

Pas një pune hetimore të pandërprerë, nga Sektori i Krimeve të Rënda në DVP Fier në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i vrasjes së mbetur në tentativë e kyer në bashkëpunim e shtetasit Pashk Palnikaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve të shpejta hetimore procedurale si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasve:

Kiri Mernica, 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).

Mirand Mernica, 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Liri Biçaku, 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.

U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit Robert Mernica, 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI