Flash

Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Lapsi.al 18 April 2021
Rama: Emrin e pagëzimit e kam Paulin

Kryeministri Edi Rama ka folur shpesh për rrënjët e krishtera të besimit të tij fetar. Edhe këtë të dielë, i ftuar në Top Channel, Rama tregoi historinë se si gjyshërit e tij u njohën dhe u martuan dhe se si e kishin quajtur pas pagëzimit.

“Në një nga ata daljet (gjyshi) sheh dhe fiksohet pas gjyshes dhe kështu duke i bërë serenata. Po familja nuk e pranonte në asnjë mënyrë. Gjyshi e rrëmben gjyshen me Alfa Romeo nga Shkodra në Durrës. Gjyshja i thotë pa u martuar nuk futem në shtëpinë tënde. Kështu kanë qëndruar 6 muaj në hotel në Durrës. Emrin e pagëzimit e kam Paulin,” tha Rama.

Paulini ka luajtur shpesh me besimin fetar në varësi të situatave, megjithëse nuk kuptohet pse ka zgjedhur ta bëjë këtë zbulim në muajin e Ramazanit. Gjasat janë që rikonfirmimi për përkatësinë e tij si i krishterë në këtë periudhë fushate të jetë një rastësi.

Dy vite më parë në një intervistë për mediat italiane Rama është shprehur me humor për ndërthyrjen e besimit fetar në familjen e tij, ashtu si në shumë familje shqiptare.

Në një intervistë për gazetën italiane “L’Esspreso”, Rama është shprehur:

“Unë jam katolik, djali nga martesa ime e parë është ortodoks, gruaja ime aktuale është myslimane, djali ynë i vogël do të vendosë të bëhet budist”, ka deklaruar Rama.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI