Flash

Vijojnë tensionet, Rusia dëbon një diplomat ukrainas

Lapsi.al 18 April 2021
Vijojnë tensionet, Rusia dëbon një diplomat ukrainas

Rusia ka njoftuar se ka dëbuar konsullin ukrainas në Shën Peterburg, Oleksandr Sosoniuk, pas ndalimit të diplomatit nën dyshimet se ka tentuar të sigurojë informacion të klasifikuar. Sosoniuk, i cili është ndaluar më 17 prill, para se të lirohej dhe të kthehej në konsullatë, duhet të largohet nga territori rus deri më 22 prill, ka thënë Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes një deklarate. Shërbimi Federal i Sigurisë në Rusi ka thënë se Sosoniuk ka tentuar të sigurojë informacion për databazat rreth sundimit të ligjit në Rusi, gjatë një takimi me një qytetar të paidentifikuar rus.

Këto zhvillime vijnë në kohën e tensioneve në rritje në mes të të dyja shteteve, pasi Moska ka rritur prezencën ushtarake afër kufirit me Ukrainën, si dhe në Krime, rajonin e aneksuar nga po ky shtet. Marrëdhëniet në mes të Kievit dhe Moskës kanë qenë të tensionuara prej kur Rusia ka aneksuar Krimenë më 2014 dhe ka nisur mbështetjen ushtarake, ekonomike dhe politike për separatistët në disa zona në lindje të Ukrainës. Më shumë se 13,000 persona kanë vdekur si pasojë e konfliktit në lindje të Ukrainës, prej prillit të vitit 2014./REL

Të këshilluara

Irani nis pasurimin e uraniumit

Kryetari i parlamentit të Iranit tha se vendi filloi të premten pasurimin e uraniumit deri në shkallën 60 për qind pastërti, niveli më i lartë ndonjëherë, pak d...

13:44

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI