Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Basha: Ka “zero” shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit

Lapsi.al 19 April 2021
Basha: Ka “zero” shanse që Rama të jetë pjesë e

Kryetar i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” nga Ylli Rakipi në MCN TV, i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës pë koalicion, duke deklaruar se Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisë së tij.

“Si ka mundësi një njeri që e kaloi fushatën si satelit i kandidatit për kryeministrit, që sillet rreth e qark fushatës time… Pse u kujtua të bëjë ditët e fundit këtë ftesë? Rama e ka mësuar që në 25 prill do të humbë. Po mundohet të hapë një deriçkë për t’u bërë pjesë e qeverisë tonë. Në mënyrë të prerë, ai nuk do të jetë pjesë e aleancës tonë. 25 prilli, bëhet për një pyetje, edhe katër vjet si këto që shkuan, me të gjithë problemet e papunësisë, ekonomisë, shëndetësisë, bllokimin nga Europa, apo për ndryshimin? E kam parë dhe prekur entuziazmin, shpresën.

Është marifet i fundit. Në mënyrë absolute, ndryshim pa larguar Edi Ramën, nuk ka. Në mënyrë absolute pa Edi Ramën.. Zgjedhjet nuk bëhen për PD dhe PS, por për shqiptarët. Ne kemi ardhur pasi kemi vrojtuar nga afër dhimbjet e tyre, mundësitë reale të Shqipërisë. Zgjedhja që shqiptarët do të bëjnë nuk bëhet për mua, por për fëmijët e tyre. Ka zero shanse që Edi Rama të jetë pjesë e qeverisjes time. Aleanca për ndryshim do të fitojë”, - tha Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI