Flash

Del episodi i katërt/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë, gruan ose partinë

Lapsi.al 19 April 2021
Del episodi i katërt/ Lali i Bashkisë detyrohet të zgjedhë,

Del episodi i katërt i satirës politike me në qendër Lalin e Bashkisë, Aventurat e Uriah-Fikut, ku kësaj radhe heroi kryesor vendoset para një zgjedhjeje të vështirë, gruan apo partinë.

Uriah-Fiku në këtë episod thirret në zyrë nga Edo- Hani dhe ky i fundit i vendos kusht që të ndahet nga gruaja dhe të gjejë një tjetër deri më 25 prill.

Ndërsa 'sulltani' mendon se kjo do të jetë një sfidë që Uriah-Fiku nuk do të përballojë dot, Fiku surprizon dhe 'sulltani' reagon proporcionalisht, siç mund ta shihni në videon më poshtë.

Në serialin që u tentua të çensurohet, duke penalizuar faqen e Brrylit që bënte transmetimin e tij, vihen në lojë edhe figura të tjera të galaksisë sulltanore si mamica, Bella Ciao, Maçoku etj. Intriga kryesore e tij përqëndrohet në lojën plot dredha të Lalit edhe për të bërë të gjitha cirqet e mundshme për t’iu servilosur Edo- Hanit, por edhe njëkohësisht, për ti vënë stërkëmbshka që mund të sjellin dështimin e tij dhe zënien e vendit të liderit nga Veliaj. ©Lapsi.al 

Episodet e tjera: 

Shikoni episodin e parë/ Starton seriali humoristik për Lali Erin 

Shikoni episodin e dytë/ Lali i Bashkisë detyrohet ta marrë live vaksinën misterioze 

Del seria e tretë që u çensurua/ Si e torturon shefi Lali Fikun 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI