Flash

Mbi 1 milionë infektime mr COVID-19 në Indi në 5 ditë

Lapsi.al 19 April 2021
Mbi 1 milionë infektime mr COVID-19 në Indi në 5 ditë

India ka raportuar 273,810 raste të reja me koronavirus të hënën. Ky është një rekord i radhës pasi vendi prej 5 ditësh regjistron mbi 200 mijë të infektuar në 24 orë.

Kështu, vetëm në 5 ditë, u konfirmuan pozitivë për Covid-19 më shumë se 1 milionë persona. Po ashtu, në 24 orë vendi regjistroi edhe 1,619 raste të tjera fatale, shifra më e lartë në gati 10 muaj. Ndërsa shifrat rriten, New Delhi po përballet me një mungesë të theksuar të shtretërve në njësitë e kujdesit intensiv. Vetëm 73 shtretër me ventilator ishin në dispozicion në kryeqytetin e Indisë që nga e diela, sipas dokumenteve të qeverisë. Indianët janë mbledhur masivisht këtë muaj gjatë festivalit njëmujor të vendit Kumbh Mela, ku qindra mijëra njerëz zhyten në lumin Gang.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI