Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Mimi Kodheli e prekur për patronazhistët e PS: Janë të pafajshëm, të mos i vëmë në siklet!

Lapsi.al 19 April 2021
Mimi Kodheli e prekur për patronazhistët e PS: Janë të

Ndërkohë që është vërtetuar se patronazhistët e PS kanë qenë vigjilentë për të negociuar apo shantazhuar mbi votën e gjithkujt që kishtë nevojë për një shërbim nga shteti, deputetja e PS Mimi Kodheli i quan të pafajshëm dhe është e shqetësuar se ata janë në siklet.

Gjatë një interviste për Abcnews, Kodheli tha “Më duket se po i kryqëzojmë njerëzit e pafajshëm. PS nga viti 2008 ka nisur njohjen më nga afër të votuesve të saj, identifikimin e qytetarëve, kjo është një punë që e bën cdo forcë në një mënyrë direkte”.

Kodheli shpjegoi edhe daljet e Ramës në mbrojtje të patronazhistëve, që siç tha ajo mund të vihen në siklet këto kohë.

“Unë besoj se ka dalë kryeministri disa herë, por pse mund të kishte një dalje zyrtare publike, njerëzit për të mos u frikësuar dhe për të mos u vendosur në siklet dhe ata të ashtuquajturit patronazhistë. Nuk kemi pse t’i kryqëzojmë, pasi nuk kanë bërë asgjë të jashtëligjshme. Patronazhistët janë qytetarë të thjeshtë, kanë një angazhim shoqëruar të spikatur, që është; “unë këtu në këtë rrethin tim, di të them, kush voton për kë, më duket një logjikë e pranueshme” tha Kodheli.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI