Flash

Krimi horror/ Shqiptari vrau gruan me çekiç, fëmijët e mbyllur në tualet dëgjonin ulërimat e nënës

Lapsi.al 20 April 2021
Krimi horror/ Shqiptari vrau gruan me çekiç, fëmijët e

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një familje shqiptare në Itali ku Gëzim Alla goditi gruan me çekiç duke i shkaktuar vdekjen. Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja duke thënë se fëmijët ishin të mbyllur në tualet teksa prindërit e tyre po grindeshin. Ata jetojnë në një apartament në qendër të Pove del Grappa.

Viktima është identifikuar si Dorina Alla, 39 vjeçe. Fëmijët që ishin mbyllur në tualet, teksa dëgjonin ulërimat e nënës së tyre, telefonuan kushërirën e tyre për t’i kërkuar ndihmë. Për fat të mirë, ata nuk ishin dëshmitarë të vrasjes ndërsa ishte vetëm Gëzimi, 51 vjeç që telefonoi karabinierët për të treguar se kishte vrarë gruan e tij.

Kur mbërritën karabinierët, morën menjëherë djemtë dhe ia dorëzuan një të afërmi të tyre. Babai është arrestuar pasi akuzohet për vrasje ndërsa pritet autopsia e Dorinës për të zbuluar se sa herë u godit me çekiç.

Nga raportet e para, rezulton se çifti nuk kishte bërë asnjë denoncim në polici, pavarësisht nga lajmet e shpeshta. Një i afërm tha për Telegiornale Rai të Veneto-s se gruaja donte të ndahej. Ngjarja tronditi komunitetin e vogël ku familja shqiptare kishte shkuar që prej vitit 2017.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI