Flash

Meta nxjerr videon e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë jetën, lirinë dhe të drejtat e tua!

Lapsi.al 20 April 2021
Meta nxjerr videon e gazetarëve: Mos e shit dinjitetin! Mbro me votë

Presidenti Ilir Meta, me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e gazetarëve për zgjedhjet e 25 prillit. Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.

Gjithashtu, në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.

Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje. Postimi i presidentit Ilir Meta:

Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!

Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI